E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haga refuzon kerkesen e Karaxhic

Gjykata e Hages ka refuzuar sot kerkesen e Radovan Karaxhic per te zevendesuar avokatin e caktuar nga gjykata, per shkak se ai perfaqeson shqiptaret.
Karaxhic ka deklaruar se deshiron te bashkepunoje me dike qe njeh gjuhen dhe zakonet e vendit te tij, kriter te cilin avokati anglez Richard Harvey nuk e ploteson. Por gjykata e ka refuzuar kete kerkese, duke shprehur qendrimin e saj se avokati Harvey do ta paraqese denjesisht Karaxhic, pavaresisht se ka perfaqesuar shqiptaret e Kosoves. “Jemi te bindur se avokati britanik do te jete i afte te paraqese ndihme juridike, profesionale dhe efikase pa asnje dallim”, ka deklaruar Haga. Karaxhic, i cili u arrestua pas me shume se nje dekade arrati, akuzohet per krime lufte, krime kunder njerezimit dhe genocid.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›