E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjilan, rrihet e torturohet banorja serbe

Nje serbe e rrethit te Gjilanit torturohet nga hajdutet. Rastin e ka raportuar ne policine e Gjilanit nipi i viktimes 74 vjecare.
Sipas deklarates se viktimes, tre persona te panjohur kane shkuar te shtepia e saj, e kane pyetur se a ka ndonje kafshe per te shitur e pastaj e kane rrezuar per toke, e kane lidhur per karrike dhe i kane marre 900 euro dhe nje telefon celular. Viktima ka raportuar ne polici se, para se te largoheshin te dyshuarit e kane kercenuar se nese e paraqet rastin ne polici, ata prape do te kthehen. Me vone viktima ka arritur te zgjidhet nga karrikia ku ka qene e lidhur dhe ka shkuar tek fqinji i saj i pare, por nuk e ka gjetur aty. Te nesermen ajo i ka treguar fqinjit dhe ai e ka informuar kusheririn e saj, i cili ka raportuar ne polici. Viktima eshte derguar ne emergjencen e Gjilanit per mejkimin e lendimeve te lehta trupore. Ne vendin e ngjarjes kane dale njesitet e hetimeve rajonale te krimit dhe njesitet e teknikes kriminalistike per mbledhjen e deshmive dhe hetimin e ceshtjes. Rasti po hetohet nga njesiti rajonal i hetimeve te krimit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›