Haga refuzon lirimin e Mlladiç – Gjykata: Po trajtohet mirë dhe nuk ka arsye për lirim humanitar

Mekanizmi Ndërkombëtar për Gjykatat Penale ka refuzuar kërkesën e Ratko Mlladiçit për lirimin e përkohshëm për arsye shëndetësore. Ish-komandanti i Ushtrisë së Republikës Sërpska u dënua me burgim të përjetshëm në vitin 2021 për krime lufte dhe gjenocid.
Në vendimin e nënshkruar nga kryetarja e Mekanizmit, Graciela Gatti Santana, thuhet se edhe pse vlerësimet mjekësore tregojnë se Mlladiç i është afruar fundit të jetës, ai është duke marrë kujdes të gjithanshëm shëndetësor, gjë që është e dokumentuar në raportet mjekësore.
“Informacionet që kam në dispozicion tregojnë se rrethanat humanitare bindëse, të cilat Mlladiç i ka përmendur si arsye për lirimin, nuk janë vërtetuar”, thuhet në vendim. Gjykatësja theksoi, gjithashtu, se janë ndërmarrë masa për t’i mundësuar atij kontakte të rregullta me familjen.
Sipas vendimit, mbajtja e tij në burg nuk shkel të drejtat e njeriut dhe është në përputhje me parimet e drejtësisë. Më 2 qershor, Mlladiç kërkoi lirimin për shkak të një sëmundjeje të pashërueshme.
Ai pretendoi se i kishte mbetur shumë pak jetë dhe se donte të qëndronte në Serbi. Mlladiç qëndroi në arrati për 16 vjet para se të arrestohej në 2011 në Serbi. Ai u shpall fajtor për masakrën e Srebrenicës, spastrime etnike dhe akte terrori ndaj civilëve gjatë
/rtsh.al/