E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hagë, Mlladiç paraqitet në gjykatë

Ish lideri ushtarak i serbëve të Bosnjës, Ratko Mladiç, ndryshe nga ç`ishte parashikuar, është paraqitur në seancën dëgjimore në gjykatën për krime lufte në Hagë. Fillimisht ai kishte deklaruar se do ta bojkotonte seancën e së hënës, ndërsa mbi të rëndojnë një sërë akuzash, ndër të cilat edhe akuza për genocid. Në fillim të seancës, gjykatësi i ka kërkuar Mlladiçit të heqë kapelen që mbante mbi kokë. Raportohet gjithashtu se Mladiç ka kërkuar disa herë të marë fjalën gjatë seancës, por gjykatësi e ka refuzuar duke i kërkuar të qëndrojë në heshtje, derisa ti autorizohej kjo e drejtë. Një avokat i Mlladiçit, tha një ditë më parë, se ish komandanti ushtarak serb i Bosnjes do të refuzonte të paraqitej për shkak se gjykata nuk ka miratuar ende ekipin e tij të mbrojtjes. Mlladiç akuzohet për krime lufte në konfliktin tre vjeçar të Bosnjes që përfundoi në vitin 1995. Ratko Mlladiç është akuzuar për orkestrimin e masakrës së Srebrenicës në vitin 1995, ku u vranë 8,000 burra dhe djem myslimanë, vrasja më e rëndë masive në Europë që prej Luftës së Dytë Botërore si të rrethimit të Sarajevës për një periudhë 44-mujore, gjatë të cilit vdiqën 10 mijë njerëz.
Nëse shpallet fajtor, Mlladiçi mund të dënohet me burgim të përjetshëm. Ai u arrestua në Serbi në muajin maj, pas 16 vjetësh në arrati.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›