E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rekord reshjesh në Danimarkë, përmbytet kryeqyteti Kopenhagë

Situata e vështirë meteorologjike ka shkaktuar dëmtimin e shumë banesave, sistemit elektrik dhe atij rrugor.

Gjatë dy orëve në Kopenhagë është regjistruar e njëjta sasi reshjesh e barabartë me atë që normalisht bie në rreth dy muaj, afërsisht 150 milimetra.

Burime meteorologjike vendase bëjnë me dije se nuk janë përballur kurrë me një fenomen kaq të veçantë.

Stuhitë kanë sjellë reshje të dendura dhe të furishme shirash, të cilat kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme.
/Start/

                                                                                             2011-07-03 16:39
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›