Hagë, Mlladiç refuzon të paraqitet në Gjykatë
Ratko Mlladiç nuk do të paraqitet sot në seancën gjyqësore kundër tij në Gjykatën Ndërkombëtare për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi. Avokati mbrojtës i ish-komandantit të serbëve të Bosnjës, Milosh Shaliç, njoftoi mediat se Mlladiç nuk ka ndërmend të shfaqet në sallën e gjyqit, vetëm nëse do të detyrohet me forcë, duke e argumentuar këtë vendim të të akuzuarit për gjenocid me faktin se Gjykata e Hagës ende nuk e ka miratuar kërkesën e Mlladiçit që të përfaqësohet në gjyq nga avokatët e tij mbrojtës. Ratko Mlladiç u arrestua më 26 maj në qytezën Lazarevo në Vojvodinë, 80 km larg Beogradit, dhe pas disa ditësh u ekstradua për në Hagë, pas 16 vitesh në kërkim.