E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lufta në Afganistan, Britania tërheq 800 ushtarë

Kur Presidenti amerikan, Barak Obama, njoftoi se së shpejti do të fillojë tërheqja e trupave amerikane nga Afganistani, aleatja më e fortë e SHBA-ve, Britania, reagoi menjëherë duke treguar hapur se mezi e kishte pritur këtë hap. Zyrtarët thanë se që këtë vit do të nisë edhe tërheqja e trupave britanike. Sipas një raporti të prestigjiozes The Sunday Times, Britania do të njoftojë këtë javë për tërheqjen e 800 trupave nga Afganistani deri në fund të vitit. Tërheqja konsiderohet pjesë e procesit të dorëzimit të përgjegjësive te forcat afgane. Por, talebanët e quajnë këtë dështim të pushtimit amerikan. Qeveria britanike njoftoi në maj se do të tërheqë 400 trupa nga Afganistani në nëntë muajt e ardhshëm, duke e zvogëluar numrin në 9500.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›