E Diel, 1 Nëntor 2026

Goditi me çekiç, dyshimet, dyshimet për dajën e deputetes Zegjine Çaushi

Një person ka mbetur i plagosur mbrëmjen e djeshme në fshatin Suk të Roskovecit, pasi dyshohet se është goditur me çekiç gjatë një konflikti.

Sipas të dhënave paraprake, autori i dyshuar ka shkuar në banesën e ish-bashkëjetueses së tij, ku është përplasur me babain e saj, E.G. Gjatë konfliktit, dyshohet se e ka goditur atë me çekiç.

Burime bëjnë me dije se personi i dyshuar si autor është daja i deputetes Zegjine Çaushi.

I plagosuri është transportuar në Spitalin Rajonal të Fierit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pas ngjarjes, autori i dyshuar është larguar nga vendi. Policia ka nisur kërkimet për kapjen e tij, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të konfliktit.a.b

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›