E Diel, 1 Nëntor 2026

Hage ne nentor rigjykimi i Haradinajt

Ne gjykaten e Hages u mbajt sot seanca statutore ndaj ish-kryeministrit te Kosoves dhe liderit te AAK-se Ramush Haradinaj si dhe dy te akuzuarve te tjere Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj.

Ne seance nuk u caktua nje date per fillimin e rigjykimit por prokuroria dhe mbrojtja rane dakord qe te takohen me 26 tetor per te percaktuar edhe daten finale.

Mbrojtja e Haradinajt ka kerkuar fillimin sa me te shpejte te rigjykimit ndersa si date e mundshme eshte permendur 4 nentori. Seanca e re statutore eshte caktuar te mbahet pas nje muaji.

Dhoma e Apelit e gjykates se Hages me 21 korrik vendosi rigjykimin e ish-kryeministrit te Kosoves me arsyetimin se procesi fillestar eshte shoqeruar me intimidime te deshmitareve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›