Palermo shokon Juventusin ne Torino

Miqte kaluan shume shpejt ne avantazh. 2 minuta nga starti i takimit nje kundersulm i sicilianeve perfundon me golin e shenuar nga talenti argjentinas Havier Pastore. Minutat ne vazhdim megjithe perpjekjet e kapitenit Del Piero i cili ne nje rast godit edhe traversen nuk sollen ndryshim rezultati. Pjesa e pare mbyllet 0-1.
Me rinisjen e ndeshjes Del Neri rrezikon teksa hedh ne loje dy sulmues te tjere pikerisht Amaurin dhe Jakuinten qe zene vendet e Pepes dhe Kualjareles. Por edhe kjo levizje nuk pati efekt perkundrazi Palermo dyfishon me Josip Ilicic ne minuten e 62-te. Rreth 20 minuta me vone kur bardhezinjte ishin hedhur te gjithe ne sulm ne kerkim te golit te pare sicilianet vulosin fitoren e tyre. Ne te 85 Bovo shkund rrjeten e Juves.
3 minuta nga perfundimi i kohes se rregullt Juventus gjen golin e pare me Jakuinten por minutat ne vazhdim ishin te pamjaftueshme per te sjelle ndryshim rezultati. Palermo fiton me rezultatin 1-3.
Ndeshja Juventus-Palermo perfundoi javen e 4 te Serise A. Kryesimi mbahet nga Interi me 10 pike i ndjekur nga Kievo e Breshia me 9 nderkohe qe Juventus mbetet ne kuoten e 4 pikeve po aq sa Palermo qe regjistroi edhe fitoren e pare ne kete kampionat.