E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hagel: Ushtria e gatshme të veprojë në Siri

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Chuck Hagel tha se forcat amerikane janë të gatshme të veprojnë në se Presidenti Obama jep urdhër për ndërhyrje ndaj regjimit të Sirisë për shkak të akuzave për përdorim armësh kimike.

Në një intervistë për BBC-në, Sekretari Hagel tha se ushtria i ka marrë masat dhe është në gjendje të “plotësojë dhe realizojë” çdo alternativë për të cilën  vendos presidenti.

Agjencia Associated Press njofton se Shtetet e Bashkuara pritet të bëjnë sot publike “një përcaktim më zyrtar” të akuzave ndaj Sirisë për përdorim armësh kimike. Qeveria e Sirisë mohon të ketë përdorur armë kimike dhe fajëson kryengritësit për përdorimin e armëve kimike si pasojë e të cilave gjetën vdekjen qindra civilë javën e kaluar.

Njoftimet e agjencive të lajmeve venë në dukje se Shtetet e Bashkuara dhe disa vende të tjera perëndimore po shqyrtojnë mundësinë e një ndërhyrje të kufizuar me objektiv të qartë për të ndëshkuar presidentin sirian Basshar al-Assad forcat e të cilit dyshoshet se kanë përdorur  armë kimike. Asetet ushtarake amerikanexAsetet ushtarake amerikane
Ndërkohë Shtetet e Bashkuara anuluan një takim me zyrtarë rusë, të planifikuar për këtë javë, ku do të diskutohej për Sirinë. Bisedimet ishin në plan të mbaheshin nesër në Hagë, me synimin e  një zgjidhjeje politike për krizën siriane. Një zyrtar i Departamentit amerikan të Shtetit tha se vonesa po ndodh për shkak të konsultimeve të vazhdueshme  mbi përgjigjen që u duhet dhënë njoftimeve për përdorimin e armëve kimike në Siri. Zëvendësministri i Jashtëm rus Gennady Gatilov tha se Rusia shpreh keqardhje për vendimin e Shteteve të Bashkuara për shtyrjen e takimit. Rusia thotë se Perëndimi nuk i ka provat për kryerjen e një sulmi të tillë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›