Hahn dhe Reinhold: Si u transkriptua shqipja 155 vjet më parë

Vajza e Marko Boçarit
Nga Ardian Klosi
Në parathënien e librit të tij Noctes Pelasgicae, botuar në Athinë më 1855, kryemjeku gjerman i flotës greke, Karl Heinrich Theodor Reinhold, shkruan: Gjykoj se miqtë e gjuhës pellazge që jetojnë në stere e kanë lexuar dhe e kanë në dorë veprën e të shquarit J. G. von Hahn; përndryshe le tu rrinë larg këtyre Netëve dhe le të kërkojnë të tjera kënaqësi. Në të vërtetë kjo përmbledhje është si një lloj midhjeje që i shtohet darkës së begatë të Hahnit, e cila me të merr kundërmimin e këndshëm të detit, ndërsa pa të mbetet e rëndë për stomakun dhe e patretshme.
Në shumë pikëpamje librin e tij Reinholdi e sheh si plotësim të Albanesische Studien të Hahnit, me specimene nga të folmet më jugore të arealit të shqipes: ato që vinin nga Peloponezi jugor, ishujt e Species, Porosit, Hidrës dhe nga Athina. Në vitet dhe dhjetëvjeçarët që pasuan kjo përshtypje do të mbeste: ajo e doktorit që u dashurua pas gjuhës së marinarëve arbëreshë në flotën greke dhe që botoi ca pak këngë të tyre në plotësim të veprës së Hahnit të madh. Sepse veç librit Noctes Pelasgicae dhe një libërthi të shkruar me dorë (!) e të litografuar një vit më pas, më 1856 (disa kopje të tij ruhen edhe sot në disa biblioteka të Europës), deri më 2005, vit kur u botuan të plota tekstet që kishte mbledhur Reinholdi kryesisht në vitet 50 e 60 të shekullit të nëntëmbëdhjetë, gjithë ajo pasuri e mbledhur nga doktori, kryesisht nëpërmjet priftit arbëresh Vasili Saqelaridhi, mbeti e panjohur. Gjithë ato pjesë në prozë, dialogje, këngë, përralla, përkthime, epistolar, i patën në duar vetëm pak albanologë si Gustav Meyeri e Gustav Weigandi, vetëm ata e ditën që nxënësi kishte qenë po aq mjeshtër sa dhe mjeshtri i parë, që Reinholdi i kishte regjistruar tekstet e tij me një saktësi e akribi të rrallë.
Le të shohim shkurtimisht mjetet që përdor njëri e tjetri për të transkriptuar tekstet
shqipe.
Hahni sikurse dihet transkriptoi kryesisht me gërmat greke. Për fonemat e shqipes që i mungonin greqishtes ai përdori:
- për b një b latine
- për j një j latine dhe në fund të fjalës një të greqishtes
- për g grykore-palatale një dhe një pikë sipër:
- për gj një me pikë sipër dhe një j:
- për d një d latine
- për ë një me një vizë poshtë
- për q j
- për l alveolare j
- për nj j
- për zh një greqishte me një pikë sipër:
- për sh një greqishte me dy pika sipër:
- për y një ü të gjermanishtes
- për hj a h grykore një greqishte me një pikë sipër.
Reinholdi përdor shkronja latine për tekstet e tij. Në parathënien e Noctes
Pelasgicae thotë: Për të shkruar gjuhën shqipe, që është barabar e afërt me greqishten dhe latinishten, parapëlqeva të përdor shkronjat latine për të shmangur kësisoj atë mori të mërzitshme theksesh dhe zanoresh të aspiruara. Nga gërmat greke ai përdor për dh, për ll alveolare-dhëmbore, për th, për z, për hj apo një h të aspiruar grykore-qiellzore si te hje, pastaj herë-herë gërma greke si , , në fjalë me burim grek. Edhe pse thotë se shqipja është e baraslarguar nga greqishtja dhe latinishtja, Reinholdi është i bindur që kjo gjuhë është më e afërt e me një ndikim shumë më të madh historik prej latinishtes, ndaj dhe ka zgjedhur për pjesën dërrmuese të transkriptimit alfabetin e saj. Për regjistrimin e fonemave të tjera të veçanta të shqipes që nuk mbulohen nga shenjat e greqishtes, ai përdor:
- për e një è patheksore ose é theksore
- për ë patheksore e
- për ë theksore të gjermanishtes
- për y ü të gjermanishtes
- për gj një ose thjesht g para e, ë, i
- për h grykore ch
- për j j ose ï
- për nj n
- për q k ose k para e, i
- për rr r
- për sh s
- për zh
Sikurse te Hahni c është kombinimi i t me s (këtu Reinholdi përdor herë-herë edhe një sidomos kur është gjysmë e zëshme si te oppe), ç kombinimi i t me s, x kombinimi i d me , xh kombinimi i d me .
Përtej arsenalit fonetik të Hahnit Reinholdi dallon dhe shenjon edhe këto fonema:
- ä për një ae si te aerë, aegrë, të laertë, shaetërinj, dhaemon;
- për një ë të theksuar dhe të errët si te më, ndë, bnë, mblë, nëng etj.
- gk për një ng të shkrirë, të ngjashme me greqishten si te nëgk (nuk), gka, shtrogkë.
Por nuk janë vetëm këto fonema të mirëfillta që kanë gjetur grafemat përkatëse, Reinholdi shenjon edhe bashkëtingëlloret gjysmë të zëshme (apo gjysmë të shurdhëta), dmth. shkallët e ndërmjetme mes p e b, t e d, k e g, c e x, f e v, s e z, duke i vendosur bashkëtingëllores së shurdhët një pikë poshtë, përkatësisht p etj. për të shenjuar fjalë si mpsonj, u mplak, bardhet, gjonj, kuvena, vëshon etj. Më tej, Reinholdi shenjon me grafema dyshe disa raste konsontesh ekspolozive, ku ndihet se ka rënë një konsonante tjetër pra kemi një grup të asimiluar: kështu mmërda ku do ketë qenë mbërda, jammë ku është asimiluar p pra ka qenë japmë, vannë ku ka qenë vajtnë, munnë ku ka qenë mutnë etj. Theksimi i konsonantit mund të ketë një arsye tjetër si te vunnë, lënnë (p.sh. për analogji) me një shqiptim që të kujton atë të bashkëtingëlloreve dyshe të italishtes.
Pasi përshkruam sistemin grafik të Reinholdit, le të shohim shkurtimisht një tekst nga fletoret e tij, Kuvent i di vetëvet, për të kuptuar saktësinë dhe sofistikimin e regjistrimit të gjuhës dhe le ta krahasojmë atë me një tekst të regjistruar nga Hahni te Albanesische Studien.
Në tërësi, krahasuar me atë të Hahnit, sistemi grafo-fonematik i Reinholdit është më i rafinuar dhe më pranë gjuhës së folur shqipe. Vetëm se ka një të keqe: është tepër i hollë për tu përdorur prej kujtdo, aq më pak për tu bërë normë për transkriptimin e shqipes, qoftë dhe vetëm të toskërishtes. Në qoftë se mund të themi që Hahni punoi me incizim pllakash të thjeshta, Reinhodi, dy vjet më mbas, përdori një diktofon elektronik modern. Kuptohet, flasim gjithmonë në mënyrë figurative, sepse bëhet fjalë për një periudhë rreth 30 vjet para se Edisoni të shpikte gramafonin.
Teksti 1.
Kuventë di vetëvet (me të prëgjegjurë)
Jorgji (pjek derën’ e Dhimitrit). Dhimtrë! Flae akoma?
Dhimitri. Ti Jorgj Je? Ndëlemë një çiçkë: pce jam zgjeshurë.
J. Akoma nani flae? Vate gati drekë -
Dh. Nani mbë një! prit! arrura. – (U ngre Dhimitri e hapi derënë).
J. Mirë ditë!
Dh. Mirë ditë! Mi̵