Hetimi, më 21 janar u dëmtuan vetëm makina të policëve
Një detaj i harruar i ngjarjeve të 21 janarit të vitit 2011 është edhe djegia dhe prishja e një numri të konsiderueshëm makinash në bulevardin Dëshmorët e Kombit dhe në zonën në krahun verior të kryeministrisë. Pothuajse të gjithë ata që kanë ndjekur protestën atë ditë, nga vetë bulevardi apo nga televizori, janë habitur me pronarët guximtarë të makinave, të cilat ishin parkuar në krah të kryeministrisë. Tymi i zi që nisi të dilte prej tyre ishte shenja e parë se protesta nuk do të mbaronte në mënyrën më të mirë të mundshme.
Shekulli ka siguruar dosjen e policisë për këtë rast dhe aty shënohet në mënyrë të detajuar secila prej makinave të dëmtuara. Në këtë dosje thuhet se në total janë 22 makina të djegura dhe të dëmtuara dhe nga këto 21 janë makina policie. E vetmja që bën përjashtim është vetura tip Golf 4 e një vajze që nuk kishte lidhje me ngjarjen. E pyetur nga policia, ajo ka thënë se nuk kishte arritur që të dallonte se kush ia kishte djegur makinën dhe më pas ka dorëzuar një dosje me fotografi të mjetit të shkrumbuar plotësisht.
Edhe se 12 nga makinat e policisë ishin me targa private ose të huaja, nuk kanë mundur ti shpëtojnë furisë së protestuesve. Mes këtyre makinave gjenden nga Jaguari i shtrenjtë dhe Benzi CDI tek Opel Korsa modest. E vetmja e përbashkët e tyre është se janë makina të punonjësve të policisë dhe për çudi protestuesit më 21 janar kanë sulmuar vetëm ato. Në total rezultojnë 11 makina të djegura plotësisht dhe 11 makina të dëmtuara.
Mjete të djegura plotësisht
Mjeti Tip Benz Mercedes ngjyrë e bardhë me targa të huaja RTXQ3SJ në pronësi të shtetasit Besim Tahiraj punonjës i Gardës së Republikës i cili është pyetur në cilësinë e personit që tregon rrethanat e hetimit dhe gjatë deklarimit të tij pasi ka shpjeguar rrethanat e ngjarjes nuk ka dhënë ndonjë dyshim konkret në lidhje me ndonjë autor të mundshëm nga radhët e protestuesve.
Mjeti tip Audi ngjyrë e zezë me targa TR 1626 P në pronësi të shtetasit Teki Kastrati punonjës policie në Komisariatin e Policisë Nr 1 i cili është pyetur në cilësinë e personit që tregon rrethanat e hetimit dhe gjatë deklarimit të tij pasi ka shpjeguar rrethanat e ngjarjes nuk ka dhënë ndonjë dyshim konkret në lidhje me ndonjë autor të mundshëm nga radhët e protestuesve.
Mjeti tip Mitsubish Pajero, ngjyrë jeshile me targa të huaja PR 0735 në pronësi të shtetasit Dashnor Murataj punonjës policie në Komisariatin e Policisë Nr 1 i cili është pyetur në cilësinë e personit që tregon rrethanat e hetimit dhe gjatë deklarimit të tij pasi ka shpjeguar rrethanat e ngjarjes nuk ka dhënë ndonjë dyshim konkret në lidhje me ndonjë autor të mundshëm nga radhët e protestuesve.
Mjeti tip Volksvagen golf 2. ngjyrë e zezë me targa të huaja italiane në pronësi të shtetasit Rasim Dogjani punonjës policie në Komisariatin e Policisë Nr 1 i cili është pyetur në cilësinë e personit që tregon rrethanat e hetimit dhe gjatë deklarimit të tij pasi ka shpjeguar rrethanat e ngjarjes nuk ka dhënë ndonjë dyshim konkret në lidhje me ndonjë autor të mundshëm nga radhët e protestuesve.
Mjeti tip Ford Fiesta, ngjyrë e zezë me targa TR 276227 në pronësi të shtetasit Ferdi Gjokaj punonjës policie në Komisariatin e Policisë Nr 1 i cili është pyetur në cilësinë e personit që tregon rrethanat e hetimit dhe gjatë deklarimit të tij pasi ka shpjeguar rrethanat e ngjarjes nuk ka dhënë ndonjë dyshim konkret në lidhje me ndonjë autor të mundshëm nga radhët e protestuesve.
Mjeti tip Volsvagen golf 4, me targa TR 9**1 F në pronësi të shtetases E.M ekonomiste në Kompaninë **** e cila është pyetur në cilësinë e personit që tregon rrethanat e hetimit dhe gjatë deklarimit të tij pasi ka shpjeguar rrethanat e ngjarjes nuk ka dhënë ndonjë dyshim konkret në lidhje me ndonjë autor të mundshëm nga radhët e protestuesve, por ka vënë në dispozicion disa foto të djegies së automjetit. Për këto automjete janë përpiluar vendimet e ekspertimit vlerësues të dëmit ku janë administruar aktet e ekspertimit vlerësues si dhe vendimet e ekspertimit teknik të P.M.N.Z.SH. si dhe janë administruar në dosje dhe aktet e ekspertimit teknik të P.M.N.Z.SH.H lidhur me mjetet e djegura.
Mjete të dëmtuara
Mjeti tip Fiat Punto, me targa te huaja BT 439 KR në pronësi të shtetasit Altin Cela punonjës policie në Komisariatin e Policisë Nr 1. i cili është pyetur në cilësinë e personit që tregon rrethanat e hetimit dhe gjatë deklarimit të tij pasi ka shpjeguar rrethanat e ngjarjes nuk ka dhënë ndonjë dyshim konkret ne lidhje me ndonjë autor të mundshëm nga radhët e protestuesve që mund ti ketë dëmtuar automjetin.
Mjeti tip Jaguar, ngjyrë e verdhë me targa të huaja V 830DBB në pronësi të shtetasit Klodian Bala punonjës policie në Komisariatin e Policisë Nr 2, i cili është pyetur në cilësinë e personit që tregon rrethanat e hetimit dhe gjatë deklarimit të tij pasi ka shpjeguar rrethanat e ngjarjes nuk ka dhënë ndonjë dyshim konkret ne lidhje me ndonjë autor të mundshëm nga radhët e protestuesve që mund ti ketë dëmtuar automjetin.
Mjeti tip Benz CDl 220, me targa të huaja CT095ZA në pronësi të shtetasit Limoz Ormenaj punonjës policie në Komisariatin e Policisë Nr 4 i cili është pyetur në cilësinë e personit që tregon rrethanat e hetimit dhe gjatë deklarimit të tij pasi ka shpjeguar rrethanat e ngjarjes nuk ka dhënë ndonjë dyshim konkret ne lidhje me ndonjë autor të mundshëm nga radhët e protestuesve që mund ti ketë dëmtuar automjetin.
Mjeti tip Benz 210, ngjyrë e verdhë me targa TR 468 C në pronësi të shtetasit Mersin Kamberi punonjës policie në Komisariatin e Policisë Nr 2 i cili është pyetur në cilësinë e personit që tregon rrethanat e hetimit dhe gjatë deklarimit të tij pasi ka shpjeguar rrethanat e ngjarjes nuk ka dhënë ndonjë dyshim konkret ne lidhje me ndonjë autor të mundshëm nga radhët e protestuesve që mund ti ketë dëmtuar automjetin.
Mjeti tip Opel Corsa, ngjyrë jeshile me targa ZAB në pronësi të shtetasit Armand Isufaj punonjës policie në Komisariatin e Policisë Nr 4 i cili është pyetur në cilësinë e personit që tregon rrethanat e hetimit dhe gjatë deklarimit të tij pasi ka shpjeguar rrethanat e ngjarjes nuk ka dhënë ndonjë dyshim konkret ne lidhje me ndonjë autor të mundshëm nga radhët e protestuesve që mund ti ketë dëmtuar automjetin.
Mjeti tip Mercedez Benz, ngjyrë e zezë me targa TR 3373 K në pronësi të shtetasit Rezart Këlleci punonjës policie në Komisariatin e Policisë Nr 1 i cili është pyetur në cilësinë e personit që tregon rrethanat e hetimit dhe gjatë deklarimit të tij pasi ka shpjeguar rrethanat e ngjarjes nuk ka dhënë ndonjë dyshim konkret ne lidhje me ndonjë autor të mundshëm nga radhët e protestuesve që mund ti ketë dëmtuar automjetin.
Mjeti tip Benz 220, ngjyrë blu me targa TR 0860 K në pronësi të shtetasit Ilir Kreci punonjës policie në Komisariatin e Policisë Nr 2 i cili është pyetur në cilësinë e personit që tregon rrethanat e hetimit dhe gjatë deklarimit të tij pasi ka shpjeguar rrethanat e ngjarjes nuk ka dhënë ndonjë dyshim konkret ne lidhje me ndonjë autor të mundshëm nga radhët e protestuesve që mund ti ketë dëmtuar automjetin.
Prokuroria për djegien e makinave
Djegia dhe dëmtimi i makinave më 21 janar të vitit të kaluar zë një kapitull të veçantë në dosjen e policisë për demonstratën e opozitës. Prokurorët dhe policia kanë evidentuar një nga një të gjitha makinat e dëmtuara duke kontaktuar edhe me pronarët e tyre për të marrë të dhëna mbi ngjarjen. Më datë 21.01.2011 në intervalin kohor midis orës 13.30 deri në orën 17.00 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit, Tiranë në afërsi të Ndërtesës së Kryeministrisë
