E Diel, 1 Nëntor 2026

Haiti 14 persona akuzohen per magji ne perhapjen e koleres

Haiti 4 dhjetor NOA - Jane te pakten 14 persona qe akuzohen per magji ne perhapjen e koleres te cilet jane lincuar ne vende te ndryshme te Departamentit te GrandAnse ne jug perendim te Haitit zona me pak e prekur nga epidemia. Lajmi eshte bere i ditur nga mediat lokale.Disa persona te akuzuar per magji ne perhapjen e koleres jane vrare duke u qelluar me gure dhe me pas jane djegur ne rruge - tha nje inspektor policie.

Rasti i pare i lincimit daton javen e kaluar dhe qe atehere ka pasur dhe raste te ngjashme pothuajse cdo dite - tha nje zyrtar te drejtesise qe eshte ne ndjekje te hetimeve.

Keta persona jane akuzuar per magji qe kane te bejne me perhapjen e koleres. Sipas te popullates eshte perhapur nje substance e afte per perhapjen e semundjes ne rajon - tha burimi.shte e veshtire per te hetuar per shkak te popullsise e cila refuzon te bashkepunoje me sistemin e drejtesise ashtu sic eshte i bindur se magjistaret jane duke perfituar nga epidemia e koleres - shtoi ai.

Sipas shifrave te fundit te leshuara nga Ministria e Shendetesise qe nga fundi i tetorit jane te pakten 1 mije e 817 banore qe kane vdekur si pasoje e koleres. Personat e shtruar ne spitale kane kapur shifren e 36.207 nga te cilat 34.907 jane sheruar.

r.b/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›