E Diel, 1 Nëntor 2026

KESH Prurjet ne kaskada vazhdojne te jene te larta

Tirane 4 Dhjetor NOA - Korporata Elektroenergjitike Shqiptare ne raportimin e saj te radhes lidhur me gjendjen ne kaskadat e lumit Drin ka pohuar se atje prurjet e ujit vazhdojne qe te jene shume te larta.

Keshtu te dhenat e fundit te KESH-it tregojne se hidrocentrali i Fierzes eshte ne kuoten e 290.76 metrave duke realizuar prurje ne nivelin prej 1400 m3 ne sekonde ndersa shkarkohen 1076 m3 ne sekonde.

Nga ana tjeter hidrocentrali i Komanit eshte ne kuoten e 170.3 metrave me prurje ne nivelin prej 1596 m3 uje per sekonde ndersa vijojne shkarkimet me 1912 meter kub uje ne sekonde.

Ndersa ne HEC-in e Vaut te Dejes niveli i ujit eshte ne nivelin prej 173.5 metrash prurjet 2240 meter kub uje ne sekonde ndersa shkarkimi kap kuoten e 2365 metrave kub uje ne sekonde.
n.e/NOA

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›