E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haiti, 90 numri i viktimave ne shkollen e shembur

Bilanci i te vdekurve nga shembja e “shkolles se tmerrit” ne Port au Prince te Haitit shkoi ne 90.

Mese 150 numerohen te plagosurit. Policia haitiane arrestoi pronarin e nderteses i cili akuzohet per vrasje pa qellim.

Presidenti i vendit deklaroi nje dite me pare, se dyshohet se ndertesa u shemb per shkak te cilesise se dobet te ndertimit, gjate te cilit nuk ishte perdorur sasia e duhur e celikut.

Ne kolegjin “La Promes”, ekipe shpetimi nga e gjithe bota po kerkojne nderkohe per trupa ose te mbijetuar.

Me heret zyrtaret njoftuan se u gjete nje klase e shkaterruar me 21 trupa viktimash.

Por ende nuk eshte e qarte se sa nxenes ndodheshin ne godine para shembjes. Shifra luhatet mes 500 dhe 700 personave.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›