E Diel, 1 Nëntor 2026

Haiti, Bill Clinton zgjidhet i dërguari special i OKB-së

OKB-ja ka emëruar ish-presidentin amerikan Bill Clinton të dërguarin special në Haiti.
Klinton do të kordinojë ndihmat që po vinë në Haitin e shkatërruar pas tërmetit 7-ballësh që goditi shtetin e paqësorit të jugut ditën tragjike të 12 janarit. Ish-presidenti amerikan do të ketë detyrën e kordinimit të ndihmave për 1,5 milionë persona të cilët kanë mbetur të pa strehë. Ndihma e menjëhershme i nevojitet edhe më mijëra individëve të cilët kanë mbetur të gjymtuar si pasojë e tërmetit katastrofik.
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së pohoi se i kishte kërkuar ish-presidentit Klinton që të ishte personi kryesor kordinues për çështjen e ndihmave në Haitin e shkatërruar.
Ban Ki Moon njoftoi se Klinton do të rikthehet sërish në Haiti për të marrë në ngarkim detyrën e re që i është caktuar nga OKB-ja.
"Ne i kemi kërkuar zotit Klinton që të bëjë sërish një apel për ndihmë ndaj Haitit me datë 17 shkurt. Organizata e Kombeve të Bashkuar ka dhënë një fond prej 575 milionë dollarësh për Haitin. Raportohet se rreth 82 % e shumës së mësipërme të jetë vënë në zbatim në ptë ndihmuar popullatën e Haitit. Autoriteti më i lartë i OKB-së pohoi se deri më tani ky organizëm ka dërguar në Haiti mbi 10 mijë persona
për të përmirësuar situatën e jashtëzakonshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›