E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbia ka potencial për të përshpejtuar hyrjen në BE

Ndonëse këto dy vende kanë bërë përparim në përmbushjen e reformave të axhendës evropiane, ende pengesa kryesore në afrimin, është bashkëpunimi i Serbisë dhe Kroacisë me Tribunalin e Hagës.

“Serbia ka potencialin dhe kapacitetin më të madh që në rrugën drejt BE-së të bëjë përparim të jashtëzakonshëm dhe ta shpejtojë afrimin e vet”, deklaroi në Beograd përfaqësuesi evropian Jelko Kacin.

Për rrugën e përshpejtuar të Serbisë në BE do të kontribuonte edhe arrestimi i dy të akuzuarve të Hagës, Ratko Mlladic dhe Goran Haxhic, theksoi Kacin për mediumet serbe.
                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›