Haiti, John Travolta ne Port-au-Prince

John Travolta eshte ulur ne Port-au-Prince me avionin e tij privat te mbushur me ndihma dhe nje skuader mjekesh.
Gjithcka eshte organizuar ne kuader te nje misioni humanitar te “Scientology”. 55 vjecari ka drejtuar “Boeing 707”, i nisur nga Florida, duke transportuar kater tone ushqime dhe ilace per te mbijetuarit e termetit. Ne krahe te tij gjendej edhe bashkeshortja, aktorja Kelly Preston.