Muzeu i sahatëve, Tiranë hapet tek Kulla e Sahatit
Dikur ka qënë dyqani i sahatiçiut,por tashmë do të kthehet në një Muze të Sahateve ku do të ekspozohen 14 sahatet e ndërtuara në të gjithë Shqipërinë. Sipas arkitektit të restaurimit Sulejman Dashit brenda Muzeut të Kohëmatjes do të ekspozohen fotografi, makete, sahate të tipit të vjetër, ato që dikur kanë qenë me tingull.
Kthimi i dyqanit të sahatçiut në një muze me 14 sahatet e ndërtuara në Shqipëri është bërë mbas restaurimit që ka marrë kulla e sahatit të Tiranës. Ky është restaurimi i dytë që i bëhet kullës mbas vitit 1928. Ajo ka 90 shkallë në formë spiraleje. është 35 metra e lartë dhe deri në vitin 1970 ka qenë ndërtesa më e lartë e kryeqytetit.