E Diel, 1 Nëntor 2026

Haiti, ish-presidenti rikthehet pas 25 vitesh në mërgim

Duvalier, 59-vjeç, arriti në Port-o-Princ pas një fluturime nga Franca ku jetonte në mërgim.

Nuk janë të qarta arsyet e kthimit, megjithëse ai tha se donte “të ndihmonte njerëzit e Haitit” pas tërmetit shkatërrimtar të vitit të kaluar.

Ai mbërrin në vend në mes të pasigurive politike  pas zgjedhjeve të diskutueshme presidenciale.

Kryeministri Jean-Max Bellerive theksoi se nuk kishte arsye për të besuar se rikthimi I Duvalier-it mund të destabilizojë vendin. “Ai është haitian, dhe si i tillë është i lirë të rikthehet në shtëpinë e tij”, theksoi Bellerive.

/Start/F.Prroni/

                                                                                             2011-01-17 11:36
  [ 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›