Hungaria mbështetje Shqipërisë për integrimin

Gjatë takimit, ambasadori Molnari i dorëzoi Kryetares së Kuvendit, Dokumentin e programit strategjik të kësaj Presidence si dhe i shpjegoi pikat ku do të përqendrohen shteti hungarez si çështjet ekonomike, mbrojtja e euros nga kriza financiare, zgjerimi i BE, energjetika, infrastruktura etj.
Zonja Topalli vlerësoi se Hungaria do t’i përballojë me sukses sfidat e drejtimit të Presidencës së BE, sikurse dhe vendet kryesuese paraardhëse, si dhe garantoi bashkëpunimin e shkëlqyer që do të kenë dy vendet tona. Ambasadori Molnari tha se Hungaria do të mbështesë në vijimësi Shqipërinë, për proceset e saj integruese.
Duke vlerësuar marrëdhëniet shumë të mira mes Shqipërisë dhe Hungarisë, veçanërisht dhe në bashkëpunimin ndërparlamentar, Kryetarja e Kuvendit u shpreh se integrimi evropian, do të jetë prioritet i axhendës së Parlamentit dhe punës së institucioneve shqiptare./Start/
2011-01-17 15:46
[