Haiti kolera rrezikon 650 mije persona
Kombet e Bashkuara kane paralajmeruar se epidemia e koleres ne Haiti mund te preke shume me teper njerez nga sa mendohej.
Sekretari i pergjithshem Ban Ki Moon ka deklaruar se autoritetet shendetesore kane vleresuar se fundmi se 650 mije persona mund te infektohen ne 6 muajt e ardhshem.
Ki Moon ka thene gjithashtu se OKB dyshon se numri i te vdekurve nga epidemia mund te jete dyfishi i shifres zyrtare qe eshte 1800.
Sekretari i pergjithshem ka bere thirrje per ndihme nderkombetare pasi sipas tij Haiti ka nje nevoje urgjente per personel mjekesor.
Nderkohe organizatat Pan-American dhe OBSH vleresojne se duhen te pakten 350 doktore shtese qe te ndihmojne stafin mjekesor prej 300 personash qe eshte aktualisht i angazhuar.