E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wikileaks Britania paranoje per SHBA

Dokumentat e reja te publikuara nga faqja Wikileaks nxjerrin ne drite ate qe pershkruhet si paranoja e Mbreterise se Bashkuar per ate qe ajo e quan marredhenia speciale me Shtetet e Bashkuara.

Ne nje mesazh nje diplomat i hershem amerikan flet per nje spekulim te tepruar nga Britania e Madhe pas zgjedhjes se Barack Obama president te Amerikes.

Ky mbi-lexim do te ishte argetues nese ne nuk do te ishim kaq gerryes ka thene diplomati i cituar nga gazeta The Guardian.

Mesazhi tregon me detaje perpjekjet e lidereve konservatore qe jane aktualisht ne qeveri per te forcuar kredencialet e tyre pro-amerikane.

Mes dokumentave te publikuara eshte edhe nje mesazh i shkruar nga numri dy i misionit amerikan ne vitin 2008 Richard Le Baron i cili pershkruan nje takim me William Hague atehere nje drejtues i konservatoreve ndersa sot sekretar i Jashtem.

Kur e pyeta ne takim nese marredheniet tona ishin ende speciale zoti Hague eshte pergjigjur Ne duam nje regjim pro-amerikan. Ne kemi nevoje per te dhe po ashtu edhe bota thuhet ne mesazhin e diplomatit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›