Haiti, rreth 110 mijë të vdekur deri tani
OKB njoftoi sot përmes një deklarate nga Gjeneva se qeveria e Haitit u dha fund operacioneve të kërkim shpëtimit në kryeqytetin haitian Port-o-Princ. OKB bën të ditur se gjatë operacioneve të kërkimit janë shpëtuar mbi 132 të mbijetuar që ndodheshin nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara plotësisht që me 12 janar.