E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këshilli i Sigurimit i OKB-së debaton për Kosovën

Në takim është i pranishëm edhe ministri i Jashtëm, Skënder Hyseni. ''Hyseni do tё takojё disa ambasadorё tё vendeve tё reja anёtare tё Kёshillit tё Sigurimit tё Kombeve tё Bashkuara'', njoftoi Ministria e Jashtme e Kosovës.

Shtypi i Prishtinës ka paralajmëruar se Hyseni në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së do të flasë për arritjet e Kosovës gjatë muajve të fundit, me theks të veçantë për zgjedhjet lokale dhe pjesëmarrjen e serbëve në votime.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Mun, në raportin e tij të rregullt tremujor për Kosovën, i ka bërë thirrje Prishtinës dhe Beogradit që të fokusohen në bashkëpunime rajonale dhe të lënë mënjanë shqetësimet për statusin e Kosovës.

Media bën të ditur gjithashtu se presidenti serb Boris Tadiç do të drejtojë delegacionin e Serbisë në takimin e Këshillit të Sigurimit, ku do të jetë edhe ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiç.
                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›