E Diel, 1 Nëntor 2026

Haiti, rrëzohet avioni i paqeruajtësve, 11 të vdekur

Një ekip shpëtimi i OKB-së konfirmoi se nuk ka asnjë të mbijetuar nga ekuipazhi me 11 persona në bordin e avionit, i modelit "Casa-212". Avioni u rrëzua pranë qytetit Fonds-Verrettes, pranë kufirit me Republikën Dominikane.
     
Viktimat ishin nga Uruguai dhe Jordania, deklaroi Vannina Maestracci, një zëdhënëse e OKB-së. Shkaqet e aksidentit janë të panjohura.
     
Trupat paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara ndodhen në Haiti që prej vitit 2004. Ato përbëhen nga rreth nëntë mijë trupa, përfshi policë.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›