E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali, shqiptari arratiset nga burgu i sigurisë së lartë

I burgosuri Taulant Toma është larguar pa lënë gjurmë nga vrimat në rrjetën rrethuese të një fushe minifutbolli, ku së bashku më të dënuar të tjerë kishte luajtur për më shumë se një orë.

Alarmi për arratisjen e shqiptarit 36-vjeçar është dhënë dje pasdite pas orës 16:00. Ndërkohë autoritetet italiane po vijojnë kërkimet, në të cilat janë përfshirë ekspertë nga Roma dhe Peruxhia.

Taulant Toma mësohet se ishte i lidhur me bandën e shqiptrait tjetër Ilir Paja, i quajtur nga forcat e rendit në Itali me pseudonimin UFO, për shkak të aftësisë së tij për t’ia mbathur nga burgu, gjë të cilën e kishte bërë dy herë. 

Toma ndodhej në qeli pasi ishte shpallur fajtor për rrëmbim personi.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›