E Diel, 1 Nëntor 2026

Haiti tronditet nga tërmeti, dhjetëra mijera viktima, dyshime per viktima edhe tek 9 mije vetat - personel i OKB-së

Tërmeti shkatërrimtar prej 7 ballësh shkatërron kryeqendrën e Haitit, Port-au-Prince. Papa Benedikti i XVI kërkon vënien në lëvizje të komunitetit ndërkombëtar, në ndihmë të banorëve të ishullit të vogël që po përjeton një dramë të rëndë. Agjencitë mediatike raportojnë për mijëra viktima. Sipas BBC janë raportuar vdekjet e para ku një tërmet i fuqishëm goditi gjatë natës. Kina, Jordania dhe Brazili thonë se disa nga ushtarët e tyre paqeruajtës janë vrarë.Kreu civil i misionit të OKB-së atje nuk dihet se ku është dhe mendohet se ka vdekur.Ministri i jashtëm francez, Bernard Kouchner tha se pjesëtarë të ambasadës franceze kishin vizituar selinë e OKB-së në Port au Prince dhe kishin njoftuar se të gjithë në ndërtesë duket se kishin vdekur.Njoftimet nga kryeqyteti, Port-au-Prince, bëjnë të ditur se mijëra ndërtesa janë rrëzuar duke bërë që shumë njerëz të mbeten në mes gërmadhave.Një njoftim që citon diplomatë amerikanë përshkruan trupa në rrugë. Qendra e tërmetit prej shtatë ballësh ishte shumë pranë kryeqytetit haitian dhe shumë pranë sipërfaqes së tokës duke shumëfishuar impaktin.Pallati presidencial është dëmtuar rëndë, por ambasadori haitian në meksikë tha se presidenti Rene Preval kishte mbijetuar.Ky është tërmeti më i fuqishëm në Karaibe në 200 vitet e fundit.Një numër i madh punonjësish të OKB-së njoftohen të humbur nga organizata.Kryeqyteti ra në errësirë gjatë natës dhe shumë njerëz fjetën jashtë prej frikës së lëkundjeve të tjera.Sipas medieve të ndryshme, ekziston frika që nën gërmalla të jenë mijëra vetë. Ndihma nga jashtëDuke e përshkruar tërmetin si "katastrofë", i ngarkuari me punë i Haitit në SHBA tha se kostoja e dëmit mund të shkonte në miliarda.Bashkësia ndërkombëtare ka reaguar menjëherë ndaj tërmetit.SHBA thonë se do të dërgojnë një ekip të reagimit ndaj katastrofave, si dhe ndihma materiale e pajisje shpëtimi.Sekretarja amerikane e Shtetit, Hilari Klinton i ofroi mbështetje Haitit.Banka Ndëramerikane e Zhvillimit ka thënë se do të japë 200 milion dollarë në formë ndihmash emergjente për Haitin, i cili ishte duke u rimëkëmbur pas uraganëve shkatërrimtarë të vitit 2008.Franca thotë se do të dërgojë dy avionë me ekipe shpëtimi dhe ndihma humanitare.Edhe Venezuela ka thënë se do të dërgojë avionë me ushqime, medikamente dhe ujë të pijshëm....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›