E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hajdar Beqa kandidat i PDK-së për Gjakovë

Kryetari i degës së PDK-së në Gjakovë, Hajdar Beqa do të jetë kandidati për kryetar të Komunës së Gjakovës nga rradhët e kësaj partie.

Beqa ishte nominuar unanimisht nga Kryesia e degës së PDK-së në Gjakovë, ndërsa propozimin e ka mbështetur qendra në Prishtinë duke i dhënë atij bekimin për të garuar për të parin e Gjakovës.
Me Beqen kompletohet dhe rrethi i garuesve që hyjnë në listen për kryetarë të komunës pasi më parë janë zyrtarizuar edhe Pal Lekaj i AAK-së, Luan Gola i LDK-së, Mimoza Kusari-Lila e AKR-së dhe Arbërie Nagavci e Vetëvendosjes./radiogjakova/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›