MMPH-ja ushtron padi kundër strukturave paralele

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinore ka ushtruar padi kundër institucionit paralel të Serbisë “Nacionalni park Sar planina”.
Ky institucion, sipas MMPH-së që nga paslufta nuk e ka ndale aktivitetin e vetë ilegale të prerësja së drunjtëve.
“Ne kemi kërkuar nga ta që aktivitetin e tyre, këto struktura ilegale ta kryen në kuadër të Institucionit të Kosovës, por një hap të tillë nuk e kanë ndërmarrë. Andaj sot kemi ushtruar padi ndajë tyre në Gjykatën e Ferizajt. Institucioni paralel, “Nacionalni Park Sar Planina” nga Komuna e Shtërpcës, që nga paslufta ka vazhduar aktivitetin e saj ilegal në Parkun Nacional të Sharrit, duke bërë prerjen edhe shkatërrimin e drunjëve në pyllin e mbrojtur”, tha për Indeksonline, ministri i MMPS-së, Dardan Gashi. Ndryshe, ky institucion serbe, aktivitetin e vetë e zhvillona në Shtërpca. /Indeksonline/