E Martë, 3 Nëntor 2026

Hajdutët bastisin zyrat e Drejtorisë së Ujësjellësit në Kuçovë, vjedhin para nga kasaforta

Kuçovë – Një shumë parash  është vjedhur sot rreth orës 08:00 në zyrat e Drejtorisë së Ujësjellësit të Kuçovës,

Policia thotë se nga këqyrja e vendit të ngjarjes nuk janë konstatuar dëmtime të dyerve dhe dritareve, por vetëm të kasafortës ku ndodhej shuma e parave.

Vijojnë hetimet për të zbardhur dhe dokumentuar me prova ligjore, rrethanat e rastit, si dhe për të identifikuar dhe arrestuar autorin/ët.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës të Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”./vizionplus.tv/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›