“Ndal policia!”, municion luftarak dhe dr*gë, pamjet nga arrestimi i dy personave në Sarandë

Dy operacione janë zhvilluar nga policia e Sarandës kundër lëndëve narkotike dhe armëve të zjarrit. Blutë kanë arrestuar dy persona, ndërkohë që janë sekuestruar drogë dhe municione luftarake.
Gjatë operacionit ‘Strike 11’ në Sarandë u kap Albion Selfo 35 vjeç, me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e narkotikëve.
Efektivët gjatë kontrollit i gjetën të riut dhjetëra doza me kanabis, që dyshohet se i shpërndante në zona të ndryshme të qytetit bregdetar.
Ndërsa në banesë blutë i gjetën 1 kallashnikov, 1 kallëp tritoli, 1 krehër me municion luftarak, sasi droge dhe shuma parash të falsifikuara. Ndërkohë në kuadër të operacionit të dytë në pranga ra 46-vjeçari Sokol Maliqi, gjithashtu me precedent të mëparshëm për vjedhje dhe grabitje.
Në banesën e tij u gjetën 1 pistoletë, thikë, municione luftarake dhe shuma në euro.
/vizionplus.tv/