Hajmalia e Rozanës, Valeri vlerëson veten: E meritoj unë! Albano irritohet: Do e hedh në lum

Këngëtarja Rozana Radi ka hyrë në “Ferma VIP” me mision nga Agai. Ajo me vete ka një hajmali që do ja jap njerit nga fermerëve. Për të vlerësuar figurën e secilit, Rozana ka shfrytëzuar këto ditë për ti njohur më tepër.
Por Valeri është ai që ka vlerësuar veten dhe ka thënë se hajmalinë e meriton ai.
“Të gjitha kriteret që tha Rozana, i potëson ky personi këtu (thotë për veten)”, tha Valeri.
Por Flori, i cili edhe ka pasur një debat me Valerin, shtoi se ky i fundit e ka zhgënjyer.
“Mua më ka zhgënjyer Valeri”, tha Flori.
Por duke qenë se mendimet e Rozanës nuk i pëlqyen, Albano i ka kërkuar që të mos ja jap atij hajmalinë, se do e hedh në lum.
“Unë i sugjeroj Rozanës mos ma jap mua hajmalinë se do e hedh në lum. Ku e pa tentativën time për ti tërhequr vëmendje. Çdo fjali që i kam thënë ka qenë si pasojë e pyetjeve të saj”, tha Albano./vizionplus.tv