Mariana përfundoi historinë e lënë në mes, Elsa fitoi sfidën, dhurata që mori

Në misionin e pak ditëve më parë, Agai u dha si mision fermerëve që të tregonin një histori të frikshme. Por Baby G, e cila ka probleme në kuptimin e gjuhës shqipe, e ndërpreu Marianën për të treguar historinë e saj.
Por sot, Mariana ka përfituar nga momenti dhe ka treguar historinë e frikshme që i ka ndodhur brenda në fermë.
“Baby G më ndërpriste se nuk më kuptonte.
Ora 4:30, sa po zbardhte. Unë përpëlitesha nga të gjitha anët. Qetësi absolute. Lart në xham pash që po zbardhte dhe dëgjova ca hapa. Pash këmbët me një pallto të gjatë, ishte Çiljeta. Dhe Valeri u ngrit nga gjumi me gunë me kapuç, pa nga Flori dhe tualetet dhe pa nga unë dhe unë u tremba. Iku, se çfarë bënte ca gjëra dhe iku drejt. Iku tek Flori po flinte dhe aty unë u tmerrova. Thash të zgjoja Dijonisin ose Ditean. Ai e la Florin, u kthye mbrapsht dhe u fut prap në krevat. Kur i thash Valer çfarë bën natën, më tha nuk është natë dhe eci me gunën dhe më pa me inat. Pastaj u kthye në verandë dhe mori topin e basketbollit dhe nisi të bënte zhurmë. Pastaj unë fjeta qetë dhe ëmbël”, tha Mariana.
Por me vendim të Agait, sfidën e historive më të frikshme e fitoi Elsa Lila, e cila fitoi një Iphone 13 ProMax.
Ajo ka treguar kur ka qenë në një shpellë nënujore me ish bashkëshortin. Asaj ju fik elektriku dhe tubi i ajrit i ngec në shkëmb dhe humbi ajrin. Me sakrifica arriti të gjente ish partnerin e saj, për ti marrë ajrin dhe për të shpëtuar nga ai makth./vizionplus.tv