Hakerët kosovarë kundërpërgjigjen, thyejnë faqen e Tadiçit
Përveç luftës diplomatike, Kosova dhe Serbia përballen me luftën e faqeve zyrtare të internetit. Pas sulmit të bërë pak ditë më parë nga hakerët në ueb sajtin e Presidentit të Kosovës, Fatmir Sjediu, i menjëhershëm ka qenë reagimi i kosovarëve. Grupi i Hakerëve Kosova Hackers Group (KHG) ka thyer ueb sajtin e Presidentit të Serbisë, Boris Tadiç www.boristadic.org. Sipas hakerëve kosovarë, këtë e kanë bërë në shenjë hakmarrjeje ndaj sulmit të hakerëve serbë, të cilët sulmuan uebsajtin e Presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu.