Dyshime për mrekullinë, anullohet shenjtërimi i Papa Gjon Palit të Dytë
Shenjtërimi i Papa Gjon Palit të Dytë është anuluar për shkak të vendimit të Komisioni mjekësor të Vatikanit për të mos pranuar si mrekulli, rastin e murgeshës franceze, e cila u shërua nga sëmundja e Parkinsonit, pasi luti Papën të kërkojë ndihmë të Zotit. Komisioni tani do të kërkojë rishqyrtim të njërës prej 271 mrekullive të mundshme, të cilat i regjistrohen Papës.