E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hakerët rrezikojnë elektricitetin në SHBA

Grupi Anonymous po konsiderohen më të rrezikshëm nga qeveria amerikane e, si rrjedhojë, edhe aktivistët e tij janë më të rrezikuar. Hakerët e kompjuterëve mund të kenë aftësinë të shkëpusin të gjithë rrjetin elektrik të Shteteve të Bashkuara brenda dy viteve të ardhshme nëpërmjet një Cyber-sulmi, kështu ka paralajmëruar kreu i sigurisë kombëtare në SHBA, gjenerali Keith Aleksander. Ai tha se shqetësimet e tij ishin ngritur në një takim në Shtëpinë e Bardhë. Edhe pse nuk ka përmendur veçanërisht Anonymous, sulmet e fundit që janë konsideruar rrezik për qeverinë amerikane janë kryer prej tyre. Gjenerali Aleksander tha se synimi i hakerëve për të denoncuar korrupsionin institucional, tani ka devijuar.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›