E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hakersat publikojnë bisedën mes FBI e Scotland Yard

Share

Rrjeti i hakersave Anonymous ka publikuar një regjistrim të një bisede mes FBI-së dhe policisë britanike, gjatë së cilës ata bisedojnë për përpjekjet që duhen bërë për të luftuar hakersat.

Telefonata, që mendohet se është zhvilluar muajin e shkuar, flet për gjurmimin që po u bëhet Anonymous, arrestimet e planifikuara dhe të tjera detaje.

BBC thotë se Anonymous kanë publikuar edhe email-et e mesa duket të atyre që kanë marrë pjesë në bisedë.

Një korrespondent i BBC thotë se regjistrimi i konferencës-telefonike dhe publikimi i saj janë një turp për detektivët. FBI konfirmon përgjimin e thotë se ka nisur punën për gjetjen e personave përgjegjës.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›