Peshkopi- Dëbora izolon në konvikt 300 nxënësit e shkollës profesionale
Peshkopi- Nxënësit e shkollës profesionale të Peshkopisë e kanë të pamundur të udhëtojnë drejt shtëpive të tyre për shkak të dëborës që ka bllokuar rrugët që lidhin qytetin me zona të tjera të vendit.
Mësohet se 300 nxënësit nuk kanë mundur të shkojnë në shtëpitë e tyre, dhe si pasojë ato po qëndrojnë ende në konviktet e shkollës.
Situata ka shqëtësuar edhe bashkinë e qytetit e cila ka marrë masa që 300 nxënësit e kësaj shkolle, që banojnë në konvikt, të mos udhëtojndë drejt pasi rrugët ose janë të pakalueshme ose paraqesin rrezikshmeri të lartë.
Sipas bashkisë mësohet se për këta nxënës do të sigurohet ushqimi dhe ngrohja e nevojshme derisa të merren nga vetë prindërit apo derisa të zhbllokohen rrugët.
Shkrime të tjera me interes:
- Shkolla e Picarit, nxënësit mbledhin degë peme për tu ngrohur Gjirokastër- 70 nxënësit e shkollës 9-vjeçare në Picar të Gjirokastrës...
- Moti i keq, dëbora izolon zonat e thella Reshjet e pandërprera të dëbores gjatë natës së kaluar kanë...
- Denoncim: Nxënësit me thika në shkollë Fenomeni i cili me ka shqetesuar kohët e fundit ështe...