E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haki: më shqetëson nominimi

04/04/10 01:05

Manal dhe Haki flasin për nominimin, pasi të dy janë përsëri në nominim. Hakiu duket i mërzitur dhe kjo gjë vihet re prej Manal. Ai ia kthen se gjithnjë e ka patur të vështirë këtë moment dhe sado që përpiqet që ti duket normale, sërish e mundon. Sipas tij, fakti që banorët e tjerë e kanë nominuar e rrezikojnë që ai të dalë, pavarësisht nëse del apo jo dhe kjo gjë e bën të ndjehet keq. Ai është në dyshim për arsyet që mund të thonë banorët kur e nominojnë atë, sa reale mund të jenë ato, por shton se e ndjen edhe vetë se diku po calon. Hakiu mendon se po përpiqet të japë më të mirën, por sidoqoftë, vështirësia kur është në nominim, ndikon tek ai. Hakiu, me insistimin e Manal, tregon se Arbana i bëri një pyetje dhe se ajo pyetje e ka bërë që të fillojë ti mendojë pak më ndryshe gjërat tashmë e të ketë parasysh se janë në një lojë, por ai nuk i jep sqarime të tjera asaj. Më pas, ata fillojnë të flasin edhe për largimin e Edit. Kika tregon se gjithnjë ishte përpjeur ta këshillonte Edin që të aktivizohej më shumë e ti menaxhonte më mirë disa situata. Ai mendon se Edi është njeri shumë i mirë, por ky ishte problemi i tij që bëri që ai të jepte këtë opinion e të dilte. Të dy fillojnë të flasin për surprizat që kanë marrë në BB si përshembull ardhja e familjarëve të tyre dhe tregojnë emocionet që i kanë përshkuar në ato momente. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›