E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hakiu dhe Jetmiri komentojnë banorët

12/03/10 13:10

Hakiu dhe Jetmiri po bisedojnë në kopësht për faktin e të qënit të nominuar. Kika shprehet se çorientohet shumë nga fakti që duhet të bëjë valizhet gati javët që është në nominim. Ai thotë se gjatë momenteve që pregatit valizhet, bëhet shumë nervoz pasi i duket se do të dalë me të vërtetë. Jetmiri përgjigjet që ai është mësuar me këtë gjë dhe nuk i bën më përshtypje, por thotë që i vjen keq që nuk kanë harmoni në shtëpi, nuk flet e nuk sqarohet dot me askënd. Kika shprehet që harmonia vjen kur çdo gjë është e sqaruar mes individëve, por Jetmiri nuk bie dakort me këtë pasi thotë që nuk mund të bjerë dakort me të gjithë. Ai shprehet se dhe kur do të flasë me dikë, nuk e ka të mundur dhe Kika i kurdërpërgjigjet që atë nuk e ndalon askush ta bëjë këtë. Jetmiri thotë që ai nuk mund ti ndjekë njerëzit nga pas vetëm për të folur me ta dhe Kika përgjigjet që duke qënë se ata nuk ia thonë njëri-tjetrit në sy atë që kanë, jaën krijuar distanca dhe grupime. Ai shton që duhet ti evitojë ndarjet në dy fronte, madje tani kanë dhe filluar të hanë të veçuar. Jetmiri thotë që po përsëritet e njëjta situatë që ka ndodhur tek shtëpia e vjetër, paçka se nuk ka zgjatur shumë. Ai përmënd grupin që është formuar në shtëpinë e vjetër: Valentina, Seldi, Domi, dhe Pamela. Jetmiri shprehet që dhe tek shtëpia e re janë formuar grupe dhe ai kërkon me çdo kusht që të komunikojë me Klodin madje pohon që i ka hedhur dhe ndonjë frazë ofensive për ta bërë të flasë, por ai përsëri nuk ka reaguar. Kika përgjigjet që Klodi përdor armën që nëse nuk ia jep reastin për të folur, nuk reagon. Jetmiri shprehet se Klodi nuk është në gjëndje të mbrojë të drejtat e tij e jo më të përfaqësojë një sërë njerëzish, pasi nuk di të formulojë as një frazë ndërkohë që me moshën që ka duhet të jetë në gjëndje të ketë ide të qarta. Kika shprehet tëe gjithë duhet të kontribojën që të mos ekzistojë ndarja në grupe pasi kjo është rruga më e mirë që mund të zgjedhin. Ai shton se ka banorë të cilët kanë rënë në gjumë dhe nuk po japin asgjë, këtu përmend Bertinën dhe Edin. Jetmiri shprehet se Bertina ka vënë dhe Erionin në gjumë, pasi e ka tërhequr pas vetes. Ai thotë se mbrëmë ka dashur të flasë me Bertinën, por ajo nuk ia ka dhënë mundësinë. Më pas Jetmiri veçon dhe Seldin, për të cilin thotë se ka një kontradiktë shumë të madhe ndërmjet asaj që bën dhe thotë. Ai shprehet dhe për Edin që mund të jetë njeri shumë i mirë, por kjo nuk mjafton pasi ai ka shtatë javë që ka ndërprerë kontaktet me realitetin dhe nuk po tregon se kush është në të vërtetë. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›