E Shtunë, 31 Tetor 2026

Horoskopi ditor (12 mars)

Dashi
21 mars- 20 prill

Nëse dikush ja mundëson një mundësi për t’u bërë i pasur, refuzojeni menjëherë. Kjo sepse do ju kërkoj një favor të keq më vonë!

Demi
21 prill- 21 maj

Nëse dikush nuk është në gjendje të punoj, nuk i përmbush detyrat, atëherë ju duhet t’i sqaroni se nuk e ka vendin në punë. Andaj, mos merrni obligime shtesë.

Binjakët
22 maj- 21 qershor

Do të keni mundësi për takime të reja të cilat do të mund të jenë serioze. Sidomos nëse janë të sferës sentimentale. Bëhuni sa më i hapur në këto takime.

Gaforrja
22 qershor- 22 korrik

Do të jeni në gjendje që të kuptoni dika pasi do të dëgjoni nga të tjerët! Megjithatë yjet ju sugjerojnë që t’i largoheni sa më shumë konflikteve.

Luani
23 korrik- 22 gusht

Keni shpresa të mëdha! Pse të mos keni? Shumë gjëra do të ndodhin dhe ju duhet t’i shfrytëzoni ato për ngritje profesionale.

Virgjëresha
23 gusht- 22 shtator

Jeni të mbushur plot emocione. Nuk mund të luftoni të kaluarën ndërkaq nuk ndiheni rehat në familje. Për këtë shkak duhet të gjeni një partner/e.

Peshorja
23 shtator- 22 tetor

Idetë e ndryshme do mund të krijojnë adhurues të rinj. Shfrytëzojeni këtë inspirim për të krijuar dika të re që nuk e keni pasur më parë.

Akrepi
23 tetor- 21 nëntor

Ruajeni sa më shumë qetësinë, pavarësisht asaj që bëni. Diskutoni më shumë më shokë problemet që ju preokupojnë dhe në fund veproni.

Shigjetari
22 nëntor- 21 dhjetor

Më sa duket duhet shumë kohë për ju që të fitoni një kulturë të re? Provoni dhe mësoni më shumë pasi që vetëm kështu mund të arrini më tepër!

Bricjapi
22 dhjetor- 20 janar

Ndoshta është koha të mendoni për qëllime më të mëdha në jetë. Çka është e rëndësishme për ju? Këtë duhet ta dini vetë ju.

Ujori
21 janar- 18 shkurt

Keni vlera që të jeni të pavarur, por nuk duhet të lejoni që t’ju largohet nga jeta dikush që është special për ju. Andaj kujdes më të madh, sidomos në dashuri.

Peshqit
19 shkurt- 20 mars

Keni një prekje magjike sidomos kur takoheni me njerëz të ndryshëm. Por, yjet thonë se duhet të jeni shumë më të kujdesshëm sidomos në aspektin profesional.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›