E Diel, 1 Nëntor 2026

Hakmarrja franceze, ora e Grinuiçit shkon drejt zhdukjes

Prej më shumë se 130 vitesh ka qenë mënyra se si bota e maste kohën. Por, siç raporton Daily Mail, shumë shpejt ora e Grinuiçit (GMT) do i përkasë historisë. Kjo për shkak se ajo nuk është sa duhet e saktë. Dhe pas kësaj lëvizje qëndrojnë shkencëtarët francezë- të cilët kishin luftuar fort që bota të rrotullohej sipas orës së Parisit (Paris Mean Time), në kohën kur u miratua GMT.

Plani i ri parashikon që koha në gjithë botën tu referohet orëve atomike, pa referencë tek lëvizjet e diellit rreth meridianit zero gradë, që kalon përmes Parkut Grinuiç në Londër.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›