E Shtunë, 31 Tetor 2026

Teleskopi ALMA nis kërkimin për origjinën e universit

Ajo është një nga sipërmarrjet teknologjike më të mëdha të shekullit tonë. Qëllimi është që të eksplorojë atë që njihet si Agimi Kozmik.

Teleskopi me emrin ALMA (Atacama Large Millimetre/submillimetre Array), i vendosur në shkretëtirën e Atakamës në Kili, është më i madh dhe më kompleksi që ka ndërtuar ndonjëherë njerëzimi.

Siç njofton BBC, qëllimi është që të studiojë proceset që kanë ndodhur qindra milionë vjet pas formimit të universit, kur nisën të shfaqen dhe yjet e para. ALMA do të shpjegojë se përse kozmosi duket kështu.

ALMA është e përbërë nga dhjetëra antena të lidhura me njëra- tjetrën. Puna për ngritjen e saj ka nisur që në vitin 2003. Dhe menjëherë sa është vënë në punë, ALMA ka sjellë pamjet spektakolare të përplasjes së dy galaksive.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›