Hakmarrja greke, situatë kaotike në pikat kufitare. Qindra emigrantë të kthyer mbrapsht
Policia greke ka vijuar edhe ditën e sotme të kthejë qindra emigrantë në pikat kufitare të Kapshticës dhe Kakavijës.
Mësohet se në pikën kufitare të Kakavijës, policë grekë kanë dalë në zonën neutrale dhe kthejnë mjetet me targa shqiptare. Në kufi lejohen të kalojnë vetëm ata qytetarë që kanë leje qëndrimi e karta greke. Duke u nisur nga kjo situatë, drejtori i policisë kufitare në Kakavijë, Admir Abrija, ka kërkuar takim me homologun e tij grek.
Burime nga pikat kufitare thonë se pala greke iu përmend shqiptarëve konfliktin e ditëve të fundit në Përmet mes Kishës Ortodokse e Bashkisë së këtij qyteti, ndërsa për ti kthyer, përdor si justifikim sasinë e parave që qytetarët duhet të kenë me vete.
Mësohet se policia greke iu kërkon të kenë me vete mbi 1500 euro, ndërsa iu përmend shqiptarëve konfliktin e Përmetit./b.l