E Diel, 1 Nëntor 2026

Ortodoksët përpiqen të ngrejnë një Kishë para Pallatit të Kulturës, përplasen me policinë

permetSituata në Përmet vazhdon të jetë e tensionuar. Përfaqësuesit e Kishës Ortodokse kanë mbledhur objektet e nxjerra jashtë Pallatit të Kulturës dhe janë munduar që të ngrejnë një Kishë përpara sheshit qendror tek Pallati i Kulturës.

Priftërinjtë kanë vendosur në shesh ikona dhe objekte të tjera kishtare, për të mbajtur një meshë në formë proteste për nxjerrjen jashtë ambienteve të Pallatit të Kulturës.

Kjo ka sjellë reagimin e punonjësve të policisë private, të cilët nuk i kanë lejuar. Për këtë arsye, ata janë konfrontuar fizikisht me njëri-tjetrin./b.l

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›