E Diel, 1 Nëntor 2026

Hakmarrja ne Kushtetuese mbrojtja kerkon anulimin e vendimit 1 2 3 4 5 5 vota

Dosja “Orik Shyti” shkon në Gjykatën Kushtetuese. Pala mbrojtëse e të akuzuarit kërkoi rrëzimin e vendimit të gjykatës dhe kolegjit penal të gjykatës së lartë për anullimin e dënimit me burg të përjetshëm për anëtarët e “Hakmarrjes për Drejtësi”. Nga ana tjetër prokurori i çështjes i ka cilësuar pretendimet e palës mbrojtëse si të pabazuara në ligj dhe Kushtetutë.
Lexo të plotë ...   Privatizohen HEC-et, ligji miratohet nga maxhoranca 1 2 3 4 5 (5 vota) e enjte , 09 qershor 2011 Kuvendi miratoi me 73 votat e maxhorancës projektligjin për shkëputjen nga administrimi i KESH të 4 hidrocentraleve. HEC-et Ulëz, Shkopet, Lanabregas, Bistrica1 dhe Bistrica2 do të kthehen në shoqëri aksionere, fillimisht në administrim shtetëror, e më pas do të nxirren për privatizim. Ministri i energjetikës, gjatë diskutimit dhe votimit në kuvend, deklaroi se ky hap do të përmirësojë dhe liberalizojë tregun.

Lexo të plotë ...   PD: Vlerësojmë vendimin e Kolegjit 1 2 3 4 5 (12 vota) e enjte , 09 qershor 2011 "Ne e dimë se qytetarët mezi presin mbylljen e procesit zgjedhor në Tiranë dhe i falenderojmë ata për maturinë dhe qetësinë e treguar gjatë procesit, ndërkohë që pala tjetër ka ndërmarrë një fushatë presionesh politike për të influencuar Kolegjin Zgjedhor.
Lexo të plotë ...   Digjen magazinat në Vlorë, dëmi arrin në 1 milion euro 1 2 3 4 5 (2 vota) e enjte , 09 qershor 2011 Një milion euro shkon dëmi i shkaktuar nga djegia e magazinave të një kompanie tregtimi elektroshtëpiakesh në qytetin e Vlorës. Mendohet se shkëndija elektrike ka qenë shkaku i përhapjes me shpejtësi të vatrave të zjarrit në të gjithë katin e dytë të ndërtesës. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur 4 automjete të shërbimit zjarrfikës të cilët e kanë patur tepër të vështirë fikjen e zjarrit. Godina dykatëshe ndodhet te ish magazinat e vjetra pranë rrugës transballkanike.   Mjekët pa licencë, Pipero: Gati për ndryshimet ligjore 1 2 3 4 5 (3 vota) e enjte , 09 qershor 2011 Ministria e Shëndetësisë fton Presidentin e Urdhërit të Mjekut, të diskutojnë mbi zgjidhjen e situatës për licensimin e mjekëvë. Drejtori i Politikave në Ministrinë e Shëndetësisë, Pëllumb Pipero sqaron se ministria është njohur vetëm nëpërmjet medias në lidhje me neglizhencën e mjekeve për t'u licencuar.

Lexo të plotë ...   Skandali i Boboshticës, një vit burg kreut të OMONIA-s 1 2 3 4 5 (4 vota) e enjte , 09 qershor 2011 Një vit burg ka vendosur Gjykata e Korçës për kreun e OMONIA-s Naum Disho dhe 1.5 vjet lirim me kusht për punëtorët Alqi Koroveshi dhe Luan Zaçe nën akuzën e dhunimit të varreve duke rrëzuar atë të ndërtimit pa leje.

Lexo të plotë ...   Vendimi politik, PS: Kolegji, me argumentet e Berishës 1 2 3 4 5 (2 vota) e enjte , 09 qershor 2011 Arsyetimi i Kolegjit për rrëzimin e kërkesës së socialistëve, për këta të fundit është kryekëput politik. Në një analizë që Damian Gjiknuri i ka bërë zbardhjes së vendimit, tha se Kolegji në thyerje të  plotë të Ligjit Zgjedhor dhe Kushtetutes nuk ka dhënë asnjë argumentim ligjor, por ka përdorur për rrëzimin e kërkesës arsyetime që më shumë i ngjajnë deklarateve të lidershipit demokrat.

Lexo të plotë ...   “Pa kryetar”. Hallet, peng i këshillit bashkiak 1 2 3 4 5 (3 vota) e enjte , 09 qershor 2011 Pavarisht betejës ligjore që po zhvillohet se kush do të hipë në postin e kryetarit që do të drejtojë bashkinë më të madhe në vend, sportelet që ofrojnë shërbim dhe informacion për qytetarët në bashkinë e Tiranës vazhdojnë të jenë të hapuara dhe të respektojnë oraret në shërbim të kryeqytetasve.
Lexo të plotë ...   Bojkotojnë provimin, nxënësit protestë “Servete Maçi” 1 2 3 4 5 (1 votë) e enjte , 09 qershor 2011 Në ambientet e shkollës 9- vjeçare “Servete Maçi” në Tiranë prindërit e nxënësve sërisht kanë protestuar për transferimin e fëmijëve të tyre në shkolla të tjera të kryeqytetit. Pas firmosjes së peticionit dërguar ministrit të Arsimit Myqerem Tafaj një ditë më parë ata sot i kanë detyruar fëmijët  e tyre të bojkotojnë edhe provimin përfundimtar të vitit  shkollor atë të muzikës.
Lexo të plotë ...   Vetëvritet polici. Dyshime: aksidentale apo e paramenduar? 1 2 3 4 5 (0 vota) e enjte , 09 qershor 2011 Një efektiv i policisë së rendit është vetëvrarë me armën e tij mesditen e se enjtes në Tiranë prane rrugeës “Don Bosko”. Beqir Dauti, 43- vjeç, baba i dy femijeve, i ka dhënë fund jetës duke përdorur pistoletën e shërbimit. Sipas deshmive te banoreve 43-vjeçari ka qene ne ballkonin e baneses se tij ne katin e 4 dhe sipas tyre ai po pastronte armen kur kane degjuar te shtenen dhe kane pare gezhojen e cila ka rene ne oborrin e pallatit.
Lexo të plotë ...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›