E Diel, 1 Nëntor 2026

Akt diskriminues. Greket bllokojne gjyqtarin shqiptar 1 2 3 4 5 7 vota

 Greqia nuk njeh pasaporten biometrike të shërbimit shqiptare. Kete here skandali ka perfshire nje gjyqtar me dy pjestarë te familjes se tij. Skender Damini, gjyqtar i Fierit, udhetonte me babain dhe bashkeshorten per ne Greqi, por ne piken e kalimit kufitar ne Kakavije, ai eshte konsideruar person i rrezikshëm dhe nuk eshte lejuar te kaloje traun. Fakti u denoncua nga nënkryetari i KLD-se, Kreshnik Spahiu, ne një konference te posatshme shtypi, ne prani edhe te gjyqtarit Damini. Spahiu, konfirmoi edhe arsyen e ketij refuzimi, qe sipas tij eshte vendlindja ne Mazret te Çamerise te babait te gjyqtarit, Damin Damini. Lexo të plotë ...   Takimi i Brukselit, PS: 8 Maji në krye të axhendës 1 2 3 4 5 (3 vota) e hënë , 13 qershor 2011  Ankimimi i rradhës i Partisë Socialiste do të përcillet pas Kolegjit Zgjedhor drejt selisë së Parlamentit Europian. Deputetja Arta Dade thotë se ajo që ndodhi pas zgjedhjeve të 8 Majit në KQZ do të jetë pjesë thelbësore e axhendës së shtatë deputetëve socialistë në Bruksel ku do të diskutohen 12 rekomandimet e BE-së për integrimin e Shqipërisë. Lexo të plotë ...   Vendimi i fundit, Kolegji Zgjedhor për ankimimin e PS-së 1 2 3 4 5 (9 vota) e hënë , 13 qershor 2011  Kolegji Zgjedhor pritet ta jape sot vendimin per ankimin e fundit te opozites per votat e Tiranes. Trupi gjyqësor nisi qe prej ores 10:00 shqyrtimin e kesaj padie.  Deputeti Damian Gjiknuri tha se PS kundërshton vendimet e KQZ për ndryshimin e tabelës së rezultateve për çdo qendër votimi. Këto vendime- tha Gjiknuri- janë marrë pas hapjes së kutive nga KQZ që prej datës 18 maj deri në 23 maj me numërimin e fletëve të kontestuara. 
Lexo të plotë ...   PS 20 vjeç. Ceremonia festive pa themeluesit 1 2 3 4 5 (2 vota) e hënë , 13 qershor 2011 Në 20 vjetorin e krijimit të Partisë Socialiste, lideri i opozitës, Edi Rama tha se socialistët kanë treguar në dy dekadat e fundit se janë në anën e duhur të historisë. Kryesocialisti Rama theksoi se ky 20 vjetor përkon me orën e një udhëkryqi të vështirë për shqiptarët.
Lexo të plotë ...   Vendimi i pakthyeshëm. Paloka: Kushtetuesja asnjë ndikim 1 2 3 4 5 (7 vota) e hënë , 13 qershor 2011 Pavarësisht se është organi gjyqësor më i rëndësishëm në vend, Gjykata Kushtetuese nuk ka fuqi në rastin e zgjedhjeve. Nënkryetari i grupit parlamentar demokrat Edi Paloka, deklaron se socialistët nuk kanë asnjë shans për të përmbysur  rezultatin nëse i drejtohen kësaj gjykate pasi përveç Strazburgut, fjalën e fundit për 8 majin e ka ekskluzivisht Kolegji Zgjedhor.
Lexo të plotë ...   “Shkelin” bojkotin. PS pjesë e delegacionit europian 1 2 3 4 5 (4 vota) e hënë , 13 qershor 2011 Opozita thyen bojkotin dhe niset drejt Brukselit për të diskutuar 12 prioritetet e Bashkimit Europian për integrimin e Shqipërisë. Pas një bojkoti një mujor opozitar në Parlamentin shqiptarë, 7 deputetë të majtë dhe 7 të djathtë do të jenë sëbashku në një avion mesditën e të hënës për të marrë pjesë në takimin ndërparlamentar që do të zhvillohet këtë të martë në Parlamentin Europian.  Kryetari i delegacionit shqiptarë, Fatos Beja tregon për AS axhendën e punës së këtij takimi, duke theksuar se 12 rekomandimet e BE-se janë thelbi i diskutimit.
  Lexo të plotë ...   Riekspertohet 21 janari. Misionin i ri i FBI-së në Tiranë 1 2 3 4 5 (10 vota) e hënë , 13 qershor 2011 Serish një ekspert amerikan pritet te vije ne Shqiperi per kryerjen e hetimeve per llogari te prokurorise sone mbi ngjarjet e 21 janarit. Pasi kane kaluar 5 muaj nga protesta e Partise Socialiste vonesat dhe mungesa e një raporti përfundimtar nga Policia Shkencore ka detyruar grupin hetimor që të kërkojë sërish ndihmën e ekspertëve amerikanë.
Azhornuar së fundi ( e hënë , 13 qershor 2011 ) Lexo të plotë ...   Kakavije, sekuestrohen 70 kg kanabis. Dy në pranga 1 2 3 4 5 (5 vota) e diel , 12 qershor 2011 Policia e Gjirokastrës ka bërë të mundur sekuestrimin e 70 kg marijuanë dhe ka arrestuar dy persona. Burime nga policia bëjnë me dije se janë arrestuar shtetasit Aleksandër Veshi 28- vjeç dhe Gazmend Demushi 20- vjeç, ndërsa ka shpallur në kërkim dy persona të tjerë identitetin e të cilëve nuk bëhen ende të ditura për arsye hetimi.
Lexo të plotë ...   Sëmundja e veshkave, Thereska: Dhjetëfishohet në katër vite 1 2 3 4 5 (3 vota) e diel , 12 qershor 2011 Numri i personave, që vuajnë nga mosfunksionimi i veshkave në 4 vitet e fundit është dhjetëfishuar. Ky alarm vjen nga Shefi i Nefrologjisë, Nestor Thereska, i cili thekson se aktualisht marrin shërbimin e dializës rreth 350 persona e prej disa muajsh është zgjidhur dhe çështja e transporti të pacientëve.
Lexo të plotë ...   Kukës, kequshqyerje e popullsisë. Ndërhyn Shëndeti Publik 1 2 3 4 5 (3 vota) e diel , 12 qershor 2011 Kequshqyerja e popullatës sidomos tek fëmijet dhe gratë në qarkun e Kukësit është në nivele të larta. Ky fakt është pranuar edhe nga drejtuesit e Shëndetit Publik të cilët konfirmojnë se aktualisht niveli i ushqyerjes në këto target grupe është shumë i ulët gjë që sjell një numër të madh problematikash shëndetësore. Sipas drejtorit të Shëndetit Publik, Nikolin Martini,synohet që të ndërhyet në mënyrë ndërdikasteriale për përmirësimin e mënyrës së ushqimit dhe të sigurimit të ushqimit në qarkun e Kukësit.
Lexo të plotë ...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›