E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hakmarrja për divorcin, ekzekutohet në taksi inspektori i Mjedisit

policiaNë shkrepjen e parë  pistoleta nuk qëlloi. Por ai e shkrepi për së dyti me një shpejtësi të madhe , aq sa unë dhe viktima nuk patëm mundësi reagimi. Kështu është shprehur taksisti  Robert Çoka, i cili ditën  e djeshme ka marrë në taksinë e tij dy pasagjerë për të udhëtuar drejt Përmetit.

Pasi kanë kaluar Grtykën e  Këlcyrës , shumë afër qytetit, pasagjeri i panjohur  i ka kërkuar taksistit që të ndalonte  me pretekstin se do të kryente nevoja personale . 46 vjeçari ka ndalur makinën , por sipas dëshmisë së tij  dhënë në polici , vrasësi ka hapur derën , dhe kur nuk kishte dalë ende nga makina plotësisht, ka qëlluar  me armë zjarri drejt viktimës  Andi Naçi inspektor  i Agjencisë  së Mjedisit  në Gjirokastër.

Sipas policisë  pista kryesore e hetimit ka të bëjë me një hakmarrje të mundshme , pasi viktima kishte një histori personale të komplikuar..

Mësohet se 28 vjeçari ishte baba i një fëmije një vjeç e gjysmë dhe ishte ndarë nga bashkëshortja e tij me origjinë nga Burreli. Ata  nuk ishin divorcuar ende ligjërisht, megjithatë mesohet se ndarja kishte qenë e paqtë.

Siç shkruhet në gazetën Panorama, dyshohet se  të afërm të bashkëshortes e kanë ndjekur viktimën dhe e kanë vrarë atë për hakmarrje./A.XH

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›